Dëshpëruese: Numërohen mbi 50 për qind të vendvotimeve, LDK në asnjë komunë nuk është e para

54.92 për qind të vendvotimeve janë numëruar deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas përditësimit të fundit, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 42.27 për qind. Në pozitën e dytë ndodhet Partia Demokratike e Kosovës me 22.01 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka 18.26 për qind. Sa i përket komunave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson…

Lajme

07/06/2026 20:33

54.92 për qind të vendvotimeve janë numëruar deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas përditësimit të fundit, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 42.27 për qind.

Në pozitën e dytë ndodhet Partia Demokratike e Kosovës me 22.01 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka 18.26 për qind.

Sa i përket komunave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson në komunat shqiptare.

Partia Demokratike e Kosovës kryeson në tri komuna, AAK në dy, kurse LDK në asnjë.