Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qershorit, këto janë rezultatet
Në edicionin special kushtuar zgjedhjeve parlamentare në Kanal 10, pak pas mbylljes së vendvotimeve, Bleron Baraliu prezantoi projeksionin e zgjedhjeve të 7 qershorit. Sipas këtij projeksioni, Vetvendosje prin me 48.7% , pasur nga PDK me 20.0%, LDK me 17.4% dhe AAK me 6.2%. Ai theksoi se bëhej fjalë për projeksione të ndërtuara mbi pritshmëritë e pjesëmarrjes në zgjedhje.…
Lajme
Në edicionin special kushtuar zgjedhjeve parlamentare në Kanal 10, pak pas mbylljes së vendvotimeve, Bleron Baraliu prezantoi projeksionin e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Sipas këtij projeksioni, Vetvendosje prin me 48.7% , pasur nga PDK me 20.0%, LDK me 17.4% dhe AAK me 6.2%.
Ai theksoi se bëhej fjalë për projeksione të ndërtuara mbi pritshmëritë e pjesëmarrjes në zgjedhje.
“Rezultati që do ta japim në ora 7 nuk janë exit poll-a e as analiza të daljes sot. Janë projeksione mbi pritshmëritë e daljes. Në kushte normale, dalja e ulët e favorizon pushtetin, sepse kur ka dalje të ulët nuk ka aktivizim për të ndryshuar qeveri. Mirëpo në rastin tonë, mendoj që entuziazmi i madh i dëgjuar nënkupton që votuesit e parë që mund të mos dalin janë ata që kanë qenë më së shumti entuziastë”, tha ai.