“Edhe pak orë na ndajnë deri në përmbylljen e kësaj feste të madhe zgjedhore” – Haradinaj optimist, pret festë
Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj ka publikuar një videomesazh, përmes të cilit iu bën thirrje qytetarëve të dalin për të votuar. Ai i ka falënderuar të gjithë për besimin që ia kanë dhënë secilit dhe secilës që ka garu në këto zgjedhje, shkruan lajmi.net. “Tash jemi në finale edhe dy orë do të…
Lajme
Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj ka publikuar një videomesazh, përmes të cilit iu bën thirrje qytetarëve të dalin për të votuar.
Ai i ka falënderuar të gjithë për besimin që ia kanë dhënë secilit dhe secilës që ka garu në këto zgjedhje, shkruan lajmi.net.
“Tash jemi në finale edhe dy orë do të mbyllet procesi i votimit, iu ftoj të gjithëve të shfrytëzoni të drejtën e votimit. Është një shancë historike t’i jepni drejtim Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Ai është shprehur optimist për rezultatin zgjedhor.
“Edhe pak orë na ndajnë deri në përmbylljen e kësaj feste të madhe zgjedhore. Dilni, votoni”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/