902 kandidatë në garë për 120 ulëset në Kuvend, 157 vetëm nga Komuna e Prizrenit
Qytetarët e Kosovës sot i janë drejtuar kutive të votimet për të zgjedhur atë që do të udhëheq institucionet e shtetit të Kosovës si dhe 120 deputetët që do të miratojnë ligje nga Kuvendi i Kosovës. Në garë për këta deputetë janë 902 kandidatë nga parti të ndryshme që janë në lista zgjedhore shkruan lajmi.net.…
Lajme
Qytetarët e Kosovës sot i janë drejtuar kutive të votimet për të zgjedhur atë që do të udhëheq institucionet e shtetit të Kosovës si dhe 120 deputetët që do të miratojnë ligje nga Kuvendi i Kosovës.
Në garë për këta deputetë janë 902 kandidatë nga parti të ndryshme që janë në lista zgjedhore shkruan lajmi.net.
Demokracia në Veprim, ka treguar se nga cilat Komuna të Kosovës vijnë këta 902 kandidatë, e që me më së shumti kandidat prin Komuna e Prizrenit.
157 qytetarë të Prizrenit janë kandidat për deputet, pas saj është Prishtina me 153, Ferizaji më 77, Peja me 68, Fushë Kosova me 55, Gjakova me 46, Dragashi me 36, Podujeva me 26, Gjilani me 23, Klina me 21, Lipjani 20, Mitrovica e Jugut 19, Suhareka 18, Deçani dhe Istogu nga 15, Rahoveci dhe Vushtrria 14, Malisheva 12, Mitrovica e Veriut dhe Shtimja 10, Skënderaj dhe Leposaviqi me 9, Kamenica dhe Vitia me 8, Kaçaniku dhe Gllogoci 6, Mamusha dhe Ranilluga 4, Juniku dhe Hani i Elezit 3, Zveçani 2 dhe Zubin Potoku, Përteshi dhe Kllokoti me nga 1 kandidat për deputetë. /Lajmi.net/
