Qytetari në Gjilan e prish fletëvotimin: Marre, po pret me të votu a? Viti 2026 hala pa autostradë e stadium
Këto zgjedhje janë karakterizuar me numër të ulët të qytetarëve që kanë dalur për të votuar. Sipas publikimeve të fundit të KQZ-së, deri në mbylljen e qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar kanë dal 36,79% të qytetarëve në listën e votuesve apo gjithsej 720 mijë e 997 prej…
Lajme
Këto zgjedhje janë karakterizuar me numër të ulët të qytetarëve që kanë dalur për të votuar.
Sipas publikimeve të fundit të KQZ-së, deri në mbylljen e qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar kanë dal 36,79% të qytetarëve në listën e votuesve apo gjithsej 720 mijë e 997 prej tyre.
Për dallim nga sot, në zgjedhjet paraprake që janë mbajtur më 28 dhjetor, kanë dal për të votuar 44,56% apo gjithsej 890 mijë e 850 votues.
Diferenca e votuesve mes zgjedhjeve të sotme dhe atyre të 28 dhjetorit është për 169 mijë e 862 votues.
E kjo dalje e ulë te qytetarëve për të votuar ishte shqetësuese.
E tani KQZ-ja veçse ka filluar me publikimin e rezultateve të para.
Deri më tani janë numëruar 19.58% e votave, ku VV-ja ka 39.31%, PDK 22.48%, LDK 18%, AAK 9.81%.
Nëse shikojmë në Komunë e Gjilanit vërehet se Vetëvendosje pati rënie.
Deri më tani në Gjilan Vetëvendosje ka 47.78%.
E një qytetar në Gjilan në fletëvotimin e sotëm e përkujtoi se në fakt Qeveria nuk përmbushi premtimet e dhëna për Gjilanin.
“Marre, edhe po pret me të votu a? Viti 2026 pa autostradë, pa stadium e shumë të tjera. Kur t’i realizoni këto ju votoj”./Lajmi.net/
