Artane Rizvanolli kërcënon me padi Uran Ismailin për shpifje: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ndaj deklaratave të Uran Ismaili, duke i cilësuar ato si shpifëse. Përmes një postimi publik, Rizvanolli tha se akuzat për vjedhje nuk mund të bëhen me lehtësi dhe kërkoi nga Ismaili të tërheqë deklaratën e tij dhe të kërkojë falje, transmeton lajmi.net. Ajo paralajmëroi se, nëse…
Lajme
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ndaj deklaratave të Uran Ismaili, duke i cilësuar ato si shpifëse.
Përmes një postimi publik, Rizvanolli tha se akuzat për vjedhje nuk mund të bëhen me lehtësi dhe kërkoi nga Ismaili të tërheqë deklaratën e tij dhe të kërkojë falje, transmeton lajmi.net.
Ajo paralajmëroi se, nëse kjo nuk ndodh, do të ndërmarrë veprime ligjore duke ngritur padi ndaj tij.
Postimi i plotë:
Ndoshta për Uran Ismailin dhe partinë e tij, vjedhja është diçka e rëndomtë, e normalizuar në atë masë sa akuzën për vjedhje e bën me lehtësi. Por për mua jo!
Janë mësuar të gënjejnë e të shpifin, me zero konsideratë për peshën e fjalës publike. Mjaft është mjaft!
Z. Ismaili duhet ta tërheqë deklaratën e tij shpifëse dhe të kërkojë falje. Në të kundërtën, pason padia!/lajmi.net/