Dy ditë para zgjedhjeve, Qeveria në detyrë i vendos masa anti-dumping Serbisë

Ministrja në detyrë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, do të mbajë sot një konferencë për media për të prezantuar dy vendime të fundit. Sipas njoftimit, vendimet që do të prezantohen përfshijnë: Vendosjen e masave anti-dumping ndaj Serbisë, Kufizimin sasiore të importeve. Konferenca do të mbahet sot, më 5 qershor 2026,…

Lajme

05/06/2026 11:47

Ministrja në detyrë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, do të mbajë sot një konferencë për media për të prezantuar dy vendime të fundit.

Sipas njoftimit, vendimet që do të prezantohen përfshijnë:

  • Vendosjen e masave anti-dumping ndaj Serbisë,
  • Kufizimin sasiore të importeve.

Konferenca do të mbahet sot, më 5 qershor 2026, në orën 12:00 në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI).

Vlerësohet se këto vendime vijnë vetëm dy ditë para zgjedhjeve nacionale, që mbahen të dielën./lajmi.net/