Zoran Gjingjiqi i kërkonte NATO-s që forcat serbe të riktheheshin në Kosovë – Qeveria Kurti sot ia vendosi emrin e tij një rruge në veri

Sot partia Vetëvendosja ka vendosur tabelë rruge në Mitrovicë të Veriut me emrin e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq. Media lokale në veri kanë raportuar se Fitore Pacolli, ministre në detyrë e ambientit, ishte prezente gjatë vendosjes së tabelave. Por si i kishte kërkuar Gjingjiqi, NATO-s rikthimin e focave serbe në Kosovë? Katër vite pasi…

Lajme

03/06/2026 16:46

Sot partia Vetëvendosja ka vendosur tabelë rruge në Mitrovicë të Veriut me emrin e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq. Media lokale në veri kanë raportuar se Fitore Pacolli, ministre në detyrë e ambientit, ishte prezente gjatë vendosjes së tabelave.

Por si i kishte kërkuar Gjingjiqi, NATO-s rikthimin e focave serbe në Kosovë?

Katër vite pasi NATO kishte larguar forcat serbe nga Kosova, Serbia i kishte kërkuar NATO-s leje për të rikthyer forcat e saj ushtarake në Kosovë, raporoton BBC, transmeton Periskopi

Atë kohë kryeministri serb Zoran Gjingjiq kishte kërkuar rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë në një letër drejtuar komandantit të NATO-s për Evropën Juglindore, Admiralit Gregory Johnson.

Në letër, Kryeministri i atëhershëm Gjingjigj kishte shprehur “shqetësim për mundësinë që UNMIK-u t’ua besojë disa detyra sigurie autoriteteve lokale të shqiptarëve të Kosovës”.Advertisement

Ai tha se një veprim i tillë do të ndikonte në vendimin për statusin përfundimtar të Kosovës.

Gjingjigj kishte deklaruar se mbërritja e rreth një mijë ushtarëve nga Beogradi në Kosovë “do të mbushte boshllëkun e sigurisë që mund të lindte nëse NATO tërheq një pjesë të njësive të saj në rast të veprimeve ushtarake në Ira”k.

Përfaqësuesi i forcave ndërkombëtare në Kosovë tha se nuk ka nevojë që ndonjë ushtri të veprojë në Kosovë përveç anëtarëve të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO.