Hamza ka thënë se nuk është kundër ndihmës për qytetarët, por sipas tij, ajo duhet të jetë e përhershme dhe e rregulluar me ligj.
100 eurot e shpërndara për studentët, sektorin privat, fëmijët e pensionistët ai i ka cilësuar si blerje vote me paranë publike.
“Përkrahja duhet me qenë transparente, me ligj dhe e përhershme. Nuk mjafton ti me ja dhon një ndihmë në maj, një javë para zgjedhjeve, që është blerje e votës me paranë publike”, u shpreh Hamza në Kanal 10.
Ai tutje u shpreh se mirë që këto kategori janë ndihmuar, por që sipas tij ata kanë nevojë për këto para edhe muajt e tjerë dhe jo vetëm si pako e njëhershme.
Kryeministri Albin Kurti në anën tjetër është kritikuar edhe në zgjedhjet e kaluara për pikërisht të njëjtën qasje, duke marrë një sërë kritikash nga opozita dhe jo vetëm.