Kurti thotë se e pranoi marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit: Nuk është e shkëlqyeshme, por bazë e mirë për më tutje

Kryeministri në deytrë, Albin Kurti, ka thënë se e ka pranuar marërveshjen e Brukselit dhe Ohrit, ku parashihet repsektimi i të gjitha marrëveshjeve me Serbinë si dhe neni 7 vetmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë. “… unë e kom pranu marrëveshjen, ajo nuk është e shkëlqyeshme por bazë e mirë për më tutje, edhe duket që…

Lajme

31/05/2026 23:01

Kryeministri në deytrë, Albin Kurti, ka thënë se e ka pranuar marërveshjen e Brukselit dhe Ohrit, ku parashihet repsektimi i të gjitha marrëveshjeve me Serbinë si dhe neni 7 vetmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë.

“… unë e kom pranu marrëveshjen, ajo nuk është e shkëlqyeshme por bazë e mirë për më tutje, edhe duket që Beogradi ka besuar që unë do të them jo për marrëveshje, por unë kam thënë po, dhe kur e kanë pa ku janë ndodh, nuk kanë pranu me nënshkru” – thotë Kurti në Politiko të Kanal 10.

Kurti këtë e kishte pranuar për herë të parë pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Ai s’e kishte pranuar që nga momenti i realizimit të marrëveshjes në Ohër deri më 23 dhjetor në një tubim me qytetarë në Gjakovë.

“…ShBA-të me ligjin e ri, që kërkojnë, zbatimin e marrëveshjes bazike të Brukselit dhe aneksit të zbatimit nga Ohri,, ku katër nenet e para flasin për njohjen e Kosovës nga Serbia” – kishte thënë Kurti atë ditë.

Ai, nuk u tregoi qytetarëve që zbatimi i marrëvshjes, nënkupton edhe nenin 10, që është pranim i të gjitha marrëveshjeve të bëra me Serbinë, ndër vite si dhe neni 7, që flet për vetmenaxhimin e komunave me shumicë serbe.