Çitaku reagon për përdorimin e një vajze të vogël në Vushtrri nga Kurti, për fushatë: E neveritshme, e papranueshme
Kandidatja për deputete nga rradhët e PDK-së, ka reaguar për keqperdorimin e fëmijëve në fushatë nga Kurti. Konkretisht, në një rast Kurti në Vushtrri duke ia dhënë fjalën një vajze të vogël e cila mallkonte politikanët e tjerë me fjalët, “ju vraftë Zoti e Allahu’. Për Çitakun kjo është e paparanueshme. “Fëmijët nuk janë rekuizita…
Lajme
Kandidatja për deputete nga rradhët e PDK-së, ka reaguar për keqperdorimin e fëmijëve në fushatë nga Kurti.
Konkretisht, në një rast Kurti në Vushtrri duke ia dhënë fjalën një vajze të vogël e cila mallkonte politikanët e tjerë me fjalët, “ju vraftë Zoti e Allahu’.
Për Çitakun kjo është e paparanueshme.
“Fëmijët nuk janë rekuizita fushate. Nuk janë instrumente për kultin e individit. Nuk janë mjet për të prodhuar emocione apo duartrokitje. Paramendojeni për një moment sikur një gjë të tillë ta kishte bërë dikush tjetër. Fëmijët duhen lënë jashtë betejave politike. Gjithmonë”, ka shkruar Çitaku.
E plotë:
E neveritshme. E papranueshme.
Fëmijët duhet të jenë të mbrojtur nga politika, jo të përdoren si mjete propagande në tubime partiake.
“Albin baba”. Ky që paraqitet si intelektual, progresiv e i emancipuar, merr një fëmijë në skenë dhe e bën pjesë të lojërave të tij politike. Në vend se ta mbrojë nga politika, e përdor për politikë.
Fëmijët nuk janë rekuizita fushate. Nuk janë instrumente për kultin e individit. Nuk janë mjet për të prodhuar emocione apo duartrokitje.
Paramendojeni për një moment sikur një gjë të tillë ta kishte bërë dikush tjetër.
Fëmijët duhen lënë jashtë betejave politike. Gjithmonë