I ftoi për bashkëqeverisje pasi nuk arriti të zgjidhte vetë Presidentin, Kurti habit sot: Ku ka vend në botë që me 51.1% i fton të tjerët për të qeverisur

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se partia që drejton nuk ka qenë e interesuar për zgjedhje të reja gjatë këtij viti. Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, Kurti tha se VV-ja është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë, por jo gjatë këtij viti.…

Lajme

31/05/2026 22:15

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se partia që drejton nuk ka qenë e interesuar për zgjedhje të reja gjatë këtij viti.

Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, Kurti tha se VV-ja është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë, por jo gjatë këtij viti.

“Ne jemi të gatshme për zgjedhje çdoherë, por jo këtë vit”.

Duke folur për rezultatin zgjedhor dhe mundësinë e bashkëqeverisjes, Kurti u shpreh se një parti që fiton mbi gjysmën e votave nuk ka arsye të ftojë subjektet e tjera në qeverisje.

“Kjo do të ishte deformim i vullnetit të popullit”, ka thënë Kurti.

Ai tha se ka zhvilluar takime me liderët opozitarë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike, duke shtuar se ka qenë i vetmi që ka bërë oferta lidhur me çështjen e Presidentit.

“Me i thënë opozitës që i kanë 37 deputetë ma sjell propozimin për kandidatë për President dhe ne u ofrojmë nënshkrimet, kjo është arrogancë e opozitës”, ka thënë Kurti.