“Poshtërsia duhet të ketë kufij” – Miftaraj reagon pas “poezisë” së të miturës në tubimin e VV-së në Vushtrri, e sheh keqpërdorim të saj

Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar në lidhje me një vajzë të vogël e cila ka recituar poezi me terma fyes e ofendues në tubim të VV-së në Vushtrri. Ai ka thënë se vajza e mitur është keqpërdorur. “Pse kryetari i LVV e shfrytezon nje fëmije ne fushate parazgjedhore me i godit politikisht oponentet e…

Lajme

31/05/2026 22:13

Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar në lidhje me një vajzë të vogël e cila ka recituar poezi me terma fyes e ofendues në tubim të VV-së në Vushtrri.

Ai ka thënë se vajza e mitur është keqpërdorur.

“Pse kryetari i LVV e shfrytezon nje fëmije ne fushate parazgjedhore me i godit politikisht oponentet e tij politik? Pse duhet me helmu fjalorin e nje vajze te mitur me permbush egon e semure te nje lideri? A ka ndonje kufi deshira dhe ego me mbajtë pushtetin? Apo duhet me fitu me catheter duke shkel mbi dinjitetin edhe te femijeve?”, ka shkruar Miftaraj.

Ai ka thënë se edhe poshtersia duhet ta ketë një kufi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: