Krizat institucionale në Kosovë, Hamza kritikon Kurtin: Janë pasojë e gjashtë viteve qeverisjeje arrogante, konfliktuoze dhe pa rezultate për qytetarët

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Shtime, ku ka folur për gjendjen ekonomike dhe koston e jetesës në vend. Hamza ka theksuar se në Shtime, ashtu si në gjithë Kosovën, shumë familje po përballen çdo ditë me vështirësi si pasojë e rritjes së kostos së…

Lajme

30/05/2026 21:33

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Shtime, ku ka folur për gjendjen ekonomike dhe koston e jetesës në vend.

Hamza ka theksuar se në Shtime, ashtu si në gjithë Kosovën, shumë familje po përballen çdo ditë me vështirësi si pasojë e rritjes së kostos së jetesës, duke vlerësuar se zgjedhjet e ardhshme kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, transmeton lajmi.net.

“Zgjedhjet nuk janë për drama politike, por për jetën tuaj të përditshme: për ushqimin në tavolinë, për faturat që rriten çdo muaj, për mirëqenien tuaj, për fëmijët dhe të moshuarit që meritojnë kujdes më të mirë,” ka deklaruar Hamza.

Ai ka shtuar se situata aktuale është pasojë e, siç u shpreh ai, gjashtë viteve qeverisjeje që ai e cilësoi si arrogante dhe pa rezultate konkrete për qytetarët.

Postimi i plotë: 
Në Shtime, si në gjithë Kosovën, shumë familje përballen çdo ditë me koston e papërballueshme të jetesës. Prandaj, këto zgjedhje nuk janë për drama politike, por për jetën tuaj të përditshme: për ushqimin në tavolinë, për faturat që rriten çdo muaj, për mirëqenien tuaj, për fëmijët dhe të moshuarit që meritojnë kujdes më të mirë.
Këto kriza janë pasojë e gjashtë viteve qeverisjeje arrogante, konfliktuoze dhe pa rezultate për qytetarët.