Kurti e mohon se ndarjet buxhetore për disa kategori të qytetarëve dhe mërgatën i bëri për fushatë: Rritjen ekonomike ne e shpërndajmë për popull

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar sot në lidhje me ndarjen e mjeteve buxhetore në kohë fushate për studentët, fëmijët, pensionistët dhe punëtorët e sektorit privat, si dhe 2 milionë eurot e ndara për biletat e avionëve për mërgatën. Ai ka thënë se kjo nuk lidhet me fushatën por se e kishin në plan…

Lajme

28/05/2026 12:41

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar sot në lidhje me ndarjen e mjeteve buxhetore në kohë fushate për studentët, fëmijët, pensionistët dhe punëtorët e sektorit privat, si dhe 2 milionë eurot e ndara për biletat e avionëve për mërgatën.

Ai ka thënë se kjo nuk lidhet me fushatën por se e kishin në plan ta bënin një pako për përballje me inflacion, që ka thënë se nuk u mundësua për shkak se u shkaktuan zgjedhjet e parakohshme.

“Ne po përpiqemi të bëjmë cfarë është e mundur në mënyrë që qytetarët me nevojat e shtuara në njërën anë e me pritjet që janë të arsyeshme në anën jetër t’u dalim zot atyre. Ne jemi të mirënjohur ta zëmë për shtesat për fëmijë, për mbështetje financiare për nënat lehona e për punëtorët. Mandej për studentët dhe paharruar pensionistët”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se pensionistët për 5 vite janë mbështetur 7 herë me nga 100 euro, ndërsa ka thënë se pensionin bazik nga 90 euro e kanë bërë 150 euro.

“Rritjen ekonomike ne s’e mbajmë për shtet, por e shpërndarjmë për popull”, ka shtuar Kurti.

Ai ka përmendur edhe alokimin e mjeteve buxhetore prej 2 milionë eurove.

“Sa i përket alokimit të mjeteve buxhetore prej 2 milionë euro e kam spjeguar në Facebook dje pasdite, ju kisha inkurajuar që kushdo që ka dilema ta rilexoni se gjithcka është në shërbim të qytetarëve dhe është mbulim për një gjendje jo të zakonshme që po bëjnë edhe shtetet e tjera e s’ka të bëjë me muajin qershor, por për gjithë periudhën e verës. Meqë s’kemi Kuvend po veprojmë me çfarë mundemi e dimë dhe besoj se po bëjmë shumë mirë”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/