Gjini reagon ashpër ndaj vendimit të Kurtit për 2 milionë euro për linjat ajrore: Po tentohet të instalohet regjim kriminal totalitar
Kryetari i Aleancës dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e linjave ajrore, përmes të cilave udhëtojnë mërgimtarët, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 7 qershorit. Përmes një reagimi në Facebook, Gjini e ka…
Lajme
Kryetari i Aleancës dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e linjave ajrore, përmes të cilave udhëtojnë mërgimtarët, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 7 qershorit.
Përmes një reagimi në Facebook, Gjini e ka cilësuar këtë veprim si përpjekje për instalimin e një “regjimi kriminal totalitar”, duke akuzuar Kurtin për abuzim me institucionet dhe përdorim të vendimeve shtetërore për interesa politike e zgjedhore.
“Në Kosovë po tentohet të instalohet regjim kriminal totalitar. Derisa ne jemi në terren çdo ditë duke bërë publike platformën tonë, një njeri po e shkatërron demokracinë dhe po e shkatërron shtetin që e kemi ëndërruar”, ka shkruar Gjini.
Ai ka thënë se kryeministri në detyrë, sipas tij, po ndërton një regjim për të ruajtur pushtetin, duke e akuzuar për vendime të papërgjegjshme dhe të dëmshme për vendin.
“Këto veprime janë të papërgjegjshme. E thënë butë, këto janë vendime kriminale. Ky njeri ose ka me u ndal me votë, ose e çon Kosovën drejt përçarjes shkatërruese”, ka deklaruar ai.