Haxhiu i pret nesër në takim kongresmenët e SHBA-së

Presidenca e Kosovës ka zbardhur agjendën e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiut për ditën e nesërme. Sipas kësaj agjende, Haxhiu nesër do ta vititoj BIK-un. “Në orën 10:30, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Festës së Kurban Bajramit”,…

Lajme

26/05/2026 18:16

Presidenca e Kosovës ka zbardhur agjendën e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiut për ditën e nesërme.

Sipas kësaj agjende, Haxhiu nesër do ta vititoj BIK-un.

“Në orën 10:30, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Festës së Kurban Bajramit”, thuhet në njoftim. 

Haxhiu gjithashtu nesër do të pres në takim kongresmenët amerikanë që sot kanë ardhur në Kosovë.

Në orën 11:15, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim kongresmenët e SHBA-së, Keith Self dhe Suhas Subramanyam”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/