Aleanca hap të enjten fushatën në Gjakovë, prezanton programin me fokus te siguria, energjia dhe zhvillimi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore, e cila do të mbahet të enjten në Gjakovë. Përmes një postimi në Facebook, Aleanca bëri të ditur se tubimi hapës do të zhvillohet më 28 maj 2026, në ora 19:45, në Platonë e Parkut të Qytetit në Gjakovë, duke e cilësuar këtë…

Lajme

26/05/2026 17:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore, e cila do të mbahet të enjten në Gjakovë.

Përmes një postimi në Facebook, Aleanca bëri të ditur se tubimi hapës do të zhvillohet më 28 maj 2026, në ora 19:45, në Platonë e Parkut të Qytetit në Gjakovë, duke e cilësuar këtë qytet si vendin “ku fillon çdo projekt i madh për Kosovën”.

Sipas njoftimit, në këtë tubim do të shpaloset programi zgjedhor dhe vizioni i Aleancës për të ardhmen e vendit, i ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: sigurinë, energjinë dhe zhvillimin.

“Ejani të bashkohemi në këtë rrugëtim të rëndësishëm për mbarë Kosovën”, thuhet në thirrjen publike të Aleancës drejtuar qytetarëve për pjesëmarrje në hapjen e fushatës.