“S’jam edhe aq mirë” – Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën

I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava është lidhur direkt në një emision në vend përmes një telefonate nga burgu. Ai u shpreh se nuk qëndron mirë, pasi u shpreh i munduar nga dënimi me burgim të përjetshëm. Telefonatën moderatorja e mbylli duke ngritur pikëpyetje se si i njëjti…

Lajme

26/05/2026 16:49

I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava është lidhur direkt në një emision në vend përmes një telefonate nga burgu.

Ai u shpreh se nuk qëndron mirë, pasi u shpreh i munduar nga dënimi me burgim të përjetshëm.

Telefonatën moderatorja e mbylli duke ngritur pikëpyetje se si i njëjti ka gjetur hapësirë të telefonojë.

Pjesë nga biseda:

-Përshendetje, kush na telefonon?

Plava- Përshendetje, jam Granit Plava.

-Si je?

Palava- Mirë me thanë. S’jam edhe aq mirë. Jam i dënuar me burgim të përjetshëm.

-Ah, okej. Ne nuk lejojmë telefonata të tilla. Na vjen keq. Nuk e di nëse është i dënuar me burgim të përjetshëm, si kanë të drejtë me telefonu!