Gjini shkruan pasi u zgjodh kryetar i Aleancës: Faleminderit Haradinajt për besimin për ta çuar përpara vizionin tonë të përbashkët
Kryetari i ri i Aleancës, Ardian Gjini që e ka marrë këtë detyrë dje ka reaguar në rrjetin social Facebook. Ai ka falënderuar të gjithë për urimet pas marrjes së kësaj detyre të re, shkruan lajmi.net. “Mirëmëngjesi Kosovë dhe faleminderit nga zemra! Jam thellësisht mirënjohës për çdo mesazh, koment dhe mbështetje. Ky besim është zotim…
Lajme
Kryetari i ri i Aleancës, Ardian Gjini që e ka marrë këtë detyrë dje ka reaguar në rrjetin social Facebook.
Ai ka falënderuar të gjithë për urimet pas marrjes së kësaj detyre të re, shkruan lajmi.net.
“Mirëmëngjesi Kosovë dhe faleminderit nga zemra! Jam thellësisht mirënjohës për çdo mesazh, koment dhe mbështetje. Ky besim është zotim për punë dhe përgjegjësi e madhe”, ka shkruar Gjini.
Një falenderim të veçantë i ka bërë Kryetarit të Nderit të Aleancës, Ramush Haradinajt.
“Faleminderit për lidershipin e palëkundur dhe besimin e dhënë për ta çuar përpara vizionin tonë të përbashkët. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Gjini. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: