Avdullah Hoti për qeverinë e Kurtit: Shpenzuan mbi 2 miliardë euro buxhet, s’mund t’i përmendin tri projekte madhore
Ish deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti ka shkruar në lidhje me Qeverinë Kurti, për të cilën ka thënë se i kanë shpenzuar 2.7 miliardë euro buxhet në shpenzime kapitale gjatë viteve 2021-2025, por që sipas tij nuk mund t’i përmendin tri projekte madhore për t’i arsyetuar këto shpenzime. Ai i ka përmendur disa projekte të…
Lajme
Ish deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti ka shkruar në lidhje me Qeverinë Kurti, për të cilën ka thënë se i kanë shpenzuar 2.7 miliardë euro buxhet në shpenzime kapitale gjatë viteve 2021-2025, por që sipas tij nuk mund t’i përmendin tri projekte madhore për t’i arsyetuar këto shpenzime.
Ai i ka përmendur disa projekte të tyre që disa as nuk janë nisur e disa nuk janë përfunduar.
- “Autostrada e Gjilanit,
- Hekurudha Prishtinë–Durrës (të ishte nisur),
- Rruga dhe tuneli Prizren–Tetovë,
- Autostrada Prishtinë–Merdarë,
- Lidhja e dy autostradave ekzistuese përmes segmentit Lipjan–Shtime–Duhël,
- Aeroporti i Gjakovës,
- Rrugët rajonale për Pejë, Podujevë, Mitrovicë e Gjakovë, dhe segmente të tjera më të vogla,
- Centrali me gaz”, ka shkruar Hoti.
Ai ka thënë se këto projekte mund të përfundoheshin pasi që sipas tij ka pasur buxhet të mjaftueshëm për këto projekte.
“Imagjinoni ekonominë e Kosovës me këto projekte të përfunduara:
* më i lehtë do të ishte qarkullimi i mallrave,
* më pak kohë dhe shpenzime do të duheshin për udhëtim nga cilido qytet për në Prishtinë,
* më lirë do të kushtonte energjia elektrike?
* miliarda euro do të futeshin në qarkullim, të cilat do të gjeneronin mijëra vende të reja pune dhe rritje ekonomike më të lartë,
* do të përmirësohej ambienti i të bërit biznes në Kosovë pasi kostoja e rë bërit biznes do të ulej”, ka shkruar Hoti.
Ai ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri normale që menaxhon zhvillimin ekonomik dhe Kosovës jo një qeveri që krijon kriza, e pastaj merret me menaxhimin e tyre. /Lajmi.net/