Hamza: Çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza ka kritikuar të ardhurat nga pagat dhe pensionet në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se çmimet në Kosovë janë si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet. “Çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe…

Lajme

23/05/2026 13:41

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza ka kritikuar të ardhurat nga pagat dhe pensionet në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se çmimet në Kosovë janë si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet.

“Çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet. Kjo është padrejtësi sociale. Për këtë arsye, ne do t’i themi STOP krizës ekonomike dhe sociale që e kanë sjellë vendimet e gabuara politike. Do t’i themi stop çmimeve dhe tatimeve të larta, pagave e pensioneve të pamjaftueshme, stagnimit dhe regresit”, ka shkruar Hamza.