Hamiti: Pa e hequr prej pushteti VV’në, Kosova dritë me sy nuk sheh

Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka deklaruar se Kosova është goditur prej pushtetarëve gjatë 5 viteve të fundit. Sipas tij nga veprimet e qeverisë janë varfëruar edhe qytetarët. “Kosova është goditur rëndë prej pushtetarëve të vet në këto 5-6 vite. Si asnjëherë në historinë e vet si vend demokratik. Kushtetutën e kanë shkelur serikisht. E…

Lajme

21/05/2026 16:40

Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka deklaruar se Kosova është goditur prej pushtetarëve gjatë 5 viteve të fundit.

“Kosova është goditur rëndë prej pushtetarëve të vet në këto 5-6 vite. Si asnjëherë në historinë e vet si vend demokratik. Kushtetutën e kanë shkelur serikisht. E kanë paralizuar funksionimin demokratik të institucioneve të shtetit. Kanë bërë e po bëjnë korrupsion masiv qeveritar. E kanë bërë punën të na plandosen sanksione të ashpra të BE-së. Qytetarët janë varfëruar. Shumë prej tyre po e braktisin atdheun e vet. Pa e hequr me votë qytetare prej pushteti këtë klasë politike që e ka kapur shtetin për interesa të VV-së, e cila nuk e do shtetin, Kosova dritë me sy nuk sheh. Kosova duhet të dalë prej kurthit të Albin Kurtit që po kërkon të bëhet sundimtar i këtij vendi”, ka shkruar Hamiti të enjten.