Deliu i reagon Gërvallës: E turpëron emrin dhe familjen, po sillet si zëdhënëse e narrativave kundër UÇK-së

Kandidatja për deputete e PDK-së, Blerta Deliu i ka reaguar ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla në lidhje me deklaratën e saj se “e respekton mendimin e Fatos Gecit”, i cili ka kërkuar burg të përjetshëm për krerët e UÇK-së në Hagë. Deliu ka thënë se Donika e turpëron emrin dhe familjen. “Kur ministrja…

Lajme

21/05/2026 09:37

Kandidatja për deputete e PDK-së, Blerta Deliu i ka reaguar ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla në lidhje me deklaratën e saj se “e respekton mendimin e Fatos Gecit”, i cili ka kërkuar burg të përjetshëm për krerët e UÇK-së në Hagë.

Deliu ka thënë se Donika e turpëron emrin dhe familjen.

“Kur ministrja e Drejtësise sillet më shumë si zëdhënëse e narrativave kundër UÇK-së sesa si mbrojtëse e dinjitetit të shtetit të saj, atëherë kemi problem serioz politik dhe kombëtar. Donika Gërvalla ka vite që sulmon luftën çlirimtare, ndërsa sot njerëz afër pushtetit flasin hapur për burgime të përjetshme ndaj çlirimtarëve tanë. Dhe askush nga Qeveria nuk distancohet. Kjo nuk është “politikë ndryshe”. Kjo është përulje para propagandës kundër Kosovës, ka thënë Deliu.

Ajo ka thënë se populli i këtij vendi nuk e ka sjell në pushtet askënd për të njollosur luftën e UÇK-së, për të heshtur ndaj padrejtësive dhe për t’u dukur patriot vetëm në Facebook.

“Kosova është ndërtuar mbi sakrificën e mijëra burrave e grave që dhanë gjithçka për liri. Kush e relativizon atë luftë, nuk e përfaqëson shpirtin e këtij vendi. E turpshme!”, ka shkruar Deliu. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: