Kapiteni i Ferizajit optimist para finales: Do t’ia dalim bashkë
Finalja e Kupës së Kosovës zhvillohet sot, ku Ferizaji dhe Dukagjini do të përballen për të shkruar histori, duke synuar trofeun e parë në këtë garë. Para kësaj ndeshjeje shumë të rëndësishme, kapiteni i skuadrës së Ferizajit, Betim Haxhimusa, ka theksuar se skuadra është maksimalisht e motivuar për finalen, me synimin e qartë për fitore.…
Sport
Finalja e Kupës së Kosovës zhvillohet sot, ku Ferizaji dhe Dukagjini do të përballen për të shkruar histori, duke synuar trofeun e parë në këtë garë.
Para kësaj ndeshjeje shumë të rëndësishme, kapiteni i skuadrës së Ferizajit, Betim Haxhimusa, ka theksuar se skuadra është maksimalisht e motivuar për finalen, me synimin e qartë për fitore. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje tifozëve për përkrahje, duke shprehur besimin se së bashku do t’ia dalin në fund.
“Atmosfera është maksimalisht e mirë. Jemi të gjithë të gatshëm dhe të motivuar për këtë ndeshje dhe synojmë të shpallemi fitues. U bëj thirrje tifozëve që të vijnë sa më shumë nesër për të na përkrahur. Nuk do t’i zhgënjejmë dhe besoj se, bashkë me ta, do t’ia dalim në fund” – tha kapiteni Haxhimusa.
Kjo deklaratë tregon qartë se skuadra hyn në këtë finale me përqendrim maksimal dhe me synimin për të dhënë gjithçka në fushë. Pavarësisht se kundërshtari shihet si favorit i lehtë, besimi dhe motivimi brenda ekipit mbeten të larta.
Finalja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00.