Transfere të reja, Kurti e merr në ekip ish-nënkryetaren e LDK-së
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ekipit të tij si kryeministër i është bashkuar Shqipe Mjekiqi. Ai ka thënë se Mjekiqi do të kontribuoj me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare. “Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ekipit të tij si kryeministër i është bashkuar Shqipe Mjekiqi.
Ai ka thënë se Mjekiqi do të kontribuoj me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
“Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, të arriturat tona socio-ekonomike dhe vlerat demokratike, zhvillimet politike në vendin tonë e në rajon dhe situatën e sigurisë. Shqipe Mjekiqi ka mbaruar studimet e doktoraturës në Shkenca Politike në Trinity College Dublin, Masterin në politikat e Bashkimit Evropian në London School of Economics dhe studimet bazë në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës. Shqipja ka një përvojë të gjatë profesionale në institucionet publike të Republikës së Kosovës në fushën e integrimit evropian dhe çështjeve të sigurisë. Aktualisht është Profesor Asistent në Kolegjin UBT dhe e angazhuar si konsulente në projekte të ndryshme që lidhen me zhvillimin dhe proceset reformuese në vendin tonë”, ka shkruar Kurti.
Shqipe Mjekiqi ishte nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: