Haxhiu takohet me Jasharin, flasin për të arriturat e FSK-së dhe nevojën e avancimit në rrugën drejt anëtarësimit në NATO

Ushtruesja e Detyres së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu është takuar me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Jashari e ka informuar Haxhiun në lidhje me proceset nëpër të cilat po kalon Forca e Sigurisë së Kosovës, të arriturat e saj dhe rrugën përpara. “Gjithashtu ata diskutuan për planifikimet e FSK-së, duke përfshirë…

Lajme

20/05/2026 12:50

Ushtruesja e Detyres së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu është takuar me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Jashari e ka informuar Haxhiun në lidhje me proceset nëpër të cilat po kalon Forca e Sigurisë së Kosovës, të arriturat e saj dhe rrugën përpara.

“Gjithashtu ata diskutuan për planifikimet e FSK-së, duke përfshirë fazën aktuale të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit (PGJT), procesin e planifikimit afatgjatë të zhvillimit si dhe sfidat aktuale të Forcës.  Për më tepër u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së FSK-së në operacione ndërkombëtare jashtë vendit, e cila e shndërron Republikën tonë në një eksportues të sigurisë në konflikte të ndryshme globale”, thuhet në njoftim të FSK-së. 

Sipas këtij njoftimi, u.d. Presidentja Haxhiu e ka përgëzuar Gjeneral Jasharin për të arriturat e deritanishme të FSK-së dhe për rezultatet e treguara në sfera dhe aktivitete të ndryshme në të cilat FSK ka qenë pjesëmarrëse.

“Në fund të takimit palët u pajtuan për rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe nevojën e zhvillimit dhe avancimit të FSK-së në forcë moderne, profesionale në rrugën drejt anëtarësimit në NATO”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/