Kim Kardashian: Marr 35 suplemente në ditë

Ylli i njohur i televizionit dhe sipërmarrësja Kim Kardashian ka zbuluar se çdo ditë merr një numër të madh suplementesh, duke thënë se konsumon rreth 35 suplemente në ditë. Ajo e bëri këtë deklaratë gjatë një bisede në podcastin “Good Hang”, të moderuar nga aktorja Amy Poehler, ku u diskutua edhe për sfidat shëndetësore me…

ShowBiz

20/05/2026 09:15

Ylli i njohur i televizionit dhe sipërmarrësja Kim Kardashian ka zbuluar se çdo ditë merr një numër të madh suplementesh, duke thënë se konsumon rreth 35 suplemente në ditë.

Ajo e bëri këtë deklaratë gjatë një bisede në podcastin “Good Hang”, të moderuar nga aktorja Amy Poehler, ku u diskutua edhe për sfidat shëndetësore me të cilat përballen gratë pas të 40-ave, përfshirë kujdesin për vitaminat dhe aspekte si densiteti i kockave.

“Marr ndoshta 35 suplemente në ditë. I ndaj në tri doza dhe në një moment thashë: ‘Në rregull, s’mund ta marr më këtë vaj peshku. Jam lodhur nga kaq shumë pilula, duhet ta ndal’”, është shprehur Kardashian. Sipas saj, pasi e ndaloi për një periudhë, analizat e gjakut e treguan qartë ndryshimin.

“Pastaj më erdhën rezultatet e gjakut dhe ishte e qartë që e kisha ndalur, kështu që duhej ta filloja prapë”, shtoi ajo.

A po bën Kim Kardashian pushim nga provimi i jurisprudencës? Burimet pohojnë se ajo nuk do të hyjë sërish në provim

Kardashian përmendi në veçanti vajin e peshkut (fish oil), i njohur si burim i acideve yndyrore omega-3. Ajo tha se e përdor si pjesë të rutinës së saj për kujdes shëndetësor, ndërsa në bisedë u theksuan edhe benefite të zakonshme që lidhen me omega-3, si mbështetja për zemrën dhe trurin, reduktimi i inflamacionit, si dhe ndikimi te lëkura, sytë dhe nyjat.

Megjithatë, Kim pranoi se e lodh fakti që duhet të marrë kaq shumë pilula – një gjendje që e quajti “lodhje nga tabletat”. “Pilulat janë thjesht shumë të mëdha! Do të doja të kishte ndonjë lloj infuzioni që ta merrja çdo ditë, gjatë rrugës për në punë”, tha ajo me humor.