Juela për Brikenën dhe Mateon: Nuk kam besuar ndonjëherë te lidhja e tyre, do të ndahen pas disa muajsh

Juela Nikolli ka qenë e ftuar së fundmi në Top Albania Radio me Ronaldo Sharkën. Ajo ka folur për periudhën pas Big Brother VIP Albania, karrierën e po ashtu edhe për ish-konkurrentët. Mes tjerash ka dhënë edhe disa deklarata për disa nga banorët, me të cilët ka qëndruar për një kohë brenda shtëpisë së famshme.…

ShowBiz

19/05/2026 15:29

Juela Nikolli ka qenë e ftuar së fundmi në Top Albania Radio me Ronaldo Sharkën.

Ajo ka folur për periudhën pas Big Brother VIP Albania, karrierën e po ashtu edhe për ish-konkurrentët.

Mes tjerash ka dhënë edhe disa deklarata për disa nga banorët, me të cilët ka qëndruar për një kohë brenda shtëpisë së famshme.

E pyetur nga Ronaldo për Brikena Selmanin dhe Mateo Borrin, ajo thekson se nuk ka besuar kurrë te dashuria e tyre.

Madje shton se ata do të ndahen shumë shpejt për mospërputhje karakteri.

“Nuk kam besuar ndonjëherë te lidhja e tyre. Të kam thënë, pas disa muajsh do të thonë jemi ndarë për mospërputhje karakteri”, u shpreh ndër tjerash.

Juela nga ana tjetër pas Big Brother është fokusuar te projektet e saj që lidhen me muzikë. 

@topalbania_radio“S’kam besuar ndonjëherë te lidhja e tyre”, Juela: Brikena dhe Mateo do ndahen së shpejti…
♬ original sound – Top Albania Radio