Haxhiu falenderon mërgatën që u regjistruan për të votuar: Kjo është një nga mënyrat më të bukura për ta vazhduar kontributin për Kosovën
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi është mbyllur afati për regjistrim të mërgatës për të votuar nga jashtë vendit. Ajo ka thënë se mërgata e ka thyer rekordin me mbi 142 mijë aplikime për të votuar, shkruan lajmi.net. “Mbi 142 mijë aplikime për votim nga jashtë vendit janë dëshmi se Kosova…
Lajme
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi është mbyllur afati për regjistrim të mërgatës për të votuar nga jashtë vendit.
Ajo ka thënë se mërgata e ka thyer rekordin me mbi 142 mijë aplikime për të votuar, shkruan lajmi.net.
“Mbi 142 mijë aplikime për votim nga jashtë vendit janë dëshmi se Kosova nuk mbaron në kufijtë e saj. Ajo jeton kudo ku qytetarët e saj e mbajnë me dashuri dhe me dinjitet. Pjesëmarrja është një nga mënyrat më të bukura për ta vazhduar kontributin për Kosovën”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo i ka falenderuar nga zemra të gjithë që janë regjistruar. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: