Fillon vendosja e shenjave sinjalizuese në vendin ku ndodhi aksidenti me fatalitet në Dollc të Klinës
Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës i mori jetën një personi. Bëhet fjalë për vetaksidentin ku humbi jetën një person 43 vjeçar, Driton Haliti dhe tre të tjerë, anëtarë të familjes saktësisht gruaja dhe fëmijët mbetën të lënduar. Ky aksident dyshohet të ketë ardhur si shkak i…
Lajme
Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës i mori jetën një personi.
Bëhet fjalë për vetaksidentin ku humbi jetën një person 43 vjeçar, Driton Haliti dhe tre të tjerë, anëtarë të familjes saktësisht gruaja dhe fëmijët mbetën të lënduar.
Ky aksident dyshohet të ketë ardhur si shkak i mungesës së shenjave sinjalizuese në këtë anë të rrugës.
Madje banorët kanë bërë të ditur se në këtë zonë në ndërtim e sipër s’ka pasur fare shenja të rregulluara siç duhet.
Pasi u ngritën dyshimet për mungesë sinjalizuese, në teren dolën edhe ekspertët e komunikacionit.
E në disa fonografi të dërguara në lajmi.net shihet se tanimë janë vendosur shenjat sinjalizuese në këtë anë./Lajmi.net/


