Si gjithmonë, Murati e fajëson opozitën edhe pse Kosova mbetet shteti i dytë më i varfër në Evropë: Kemi trashëguar një ekonomi të dërrmuar

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi edhe pse për 6 vjet në krye të kësaj Ministrie, Kosova është vendi i dytë më i varfër në Evropë pas Moldavisë. Ai ka thënë se kur ata ishin në opozitë dhe qeverisnin partitë e opozitës së tanishme, Kosova ishte e fundit në listë sipas…

Lajme

18/05/2026 15:33

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi edhe pse për 6 vjet në krye të kësaj Ministrie, Kosova është vendi i dytë më i varfër në Evropë pas Moldavisë.

Ai ka thënë se kur ata ishin në opozitë dhe qeverisnin partitë e opozitës së tanishme, Kosova ishte e fundit në listë sipas të dhënave të FMN-së.

“Përgjatë mandatit tonë, me gjithë pengesat e vazhdueshme nga opozita dhe me gjithë krizat globale, kemi arritur ta bëjmë Kosovën vendin me rritjen ekonomike më të shpejtë se të gjitha vendet tjera. A ka mjaftuar tempo më e shpejtë e rritjes që ne të dalim më lartë se shumë shtete tjera për vetëm një mandat? Normalisht që jo, sepse e kemi trashëguar një ekonomi të dërrmuar nga keqmenaxhimi i partive të vjetra, ekonomi që ishte në fund të listës”, ka thënë Murati.

Ai ka thënë se duke u rritur më shpejt se të tjerët, kanë arritur të ngushtojnë diferencën me shtetet e tjera dhe të mos jetë Kosova më vendi i fundit në tabelë.

“Qytetarëve u mbetet të vendosin nëse duan një qeveri që vazhdon punën e mirë dhe vazhdon ngritjen e Kosovës në ranglistën botërore, apo nëse duan kthimin në pushtet të atyre që pasuroheshin për vete ndërsa shteti kishte mbetur në fund të secilës listë. Në fakt qytetarët tashmë e patën treguar vullnetin e tyre me votë me 28 dhjetor, mirëpo blloku opozitar vendosi të mos e pranonte rezultatin dhe ta dërgonte vendin edhe njëherë në zgjedhje që i kushtojnë ekonomisë qindra miliona euro humbje”, ka shkruar Murati. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: