Raporti për varfërinë në Kosovë, Miftaraj: Politikanët i kemi të pasur – Vishen me rroba të shtrenjta, jetojnë në luks dhe blejnë patundshmëri çdo vit

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar në lidhje em raportin e fundit të FMN-së që e ka nxjerr Kosovën si vendin e dytë më të varfër në Evropë. Ai ka thënë se populli në Kosovë mund të jetë i varfër por sipas tij politikanët i kanë të pasur, shkruan lajmi.net. “Pershembull UD Presidentja Albulena Haxhiu…

Lajme

17/05/2026 18:14

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar në lidhje em raportin e fundit të FMN-së që e ka nxjerr Kosovën si vendin e dytë më të varfër në Evropë.

Ai ka thënë se populli në Kosovë mund të jetë i varfër por sipas tij politikanët i kanë të pasur, shkruan lajmi.net.

“Pershembull UD Presidentja Albulena Haxhiu ka blere banese mbi 120 mije Euro vitin e kaluar. Njejte ka blere banesa Lumiri, e shume e shume poltikane tjere te pushtetit por edhe opozites. Edhe pse te hyrat e politikaneve jane te ulta, fitimi eshte i madh. Andaj edhe vishen me rroba te shtrenjta, jetojne ne luks dhe blejne dhe patundshmeri me vlera qindra mijera Euro çdo vit. Nga parullat Vetting, konfiskim i pasurisë, lufte kunder korrupsion përfunduan ne politikan te pasur dhe duke u bere shokë e miq te policeve, prokuroreve dhe gjyqtareve”, ka thënë Miftaraj.

Ai ka thënë se politikanët e korruptuar në Kosovës duhet t’i falen Gjermanisë.

“Politikanet e korruptuar ne Kosovë duhet te i falen Gjermanise qe na i merr cdo vit mbi 40 mije qytetare te afte per pune te cilet shpetimin nga varferia dhe papunesia po e gjejne ne Gjermani”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: