Kosova e dyta në Evropë nga varfëria, Musliu-Shoshi: Ky është tregues i humbjes së drejtimit, i një qeverisjeje që ka prodhuar arsyetime jo rezultate
Kandidatja për deputete e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar në lidhje me raportin e FMN-së, që e ka vendosur Kosovën si të dytin në Evropë për nga varfëria. Ajo ka thënë se populli nuk lodhet nga sakrifica, por kur sakrifica nuk shpërblehet me shpresë, shkruan lajmi.net. “Kur një vend i vogël si Kosova renditet sot…
Lajme
Kandidatja për deputete e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar në lidhje me raportin e FMN-së, që e ka vendosur Kosovën si të dytin në Evropë për nga varfëria.
Ajo ka thënë se populli nuk lodhet nga sakrifica, por kur sakrifica nuk shpërblehet me shpresë, shkruan lajmi.net.
“Kur një vend i vogël si Kosova renditet sot ndër më të varfrit në Evropë sipas të dhënave të FMN-së për vitin 2026, kjo nuk është thjesht statistikë ekonomike. Është tregues i humbjes së drejtimit, i mungesës së zhvillimit dhe i një qeverisjeje që më shumë ka prodhuar arsyetime sesa rezultate”, ka shkruar ajo.
Ajo ka thënë se paradoksi bëhet më i rëndë kur Kosova renditet pas një Ukraine që vazhdon të jetojë nën hijen e luftës. w
“Ndërkohë, tek ne, rinia vazhdon të largohet, familjet luftojnë çdo ditë me çmimet dhe qytetarëve po u zbehet besimi se mund të ndërtohet jetë me dinjitet në vendin e tyre. Kosova meriton më shumë. Qytetarët meritojnë një shtet që punon, zhvillon dhe hap rrugë për qytetarin e vet, jo një shtet që stagnon ndërsa të tjerët ecin përpara”, ka shkruar Musliu-Shoshi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: