11 persona të lënduar në aksidentin që ndodhi në Prilep të Deçanit
Sot rreth orës 18:00, Policia e Kosovës ka marrë njoftim për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Prilep të Deçanit. Në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura, dhe sipas informacioneve zyrtare, situata ka rezultuar me lëndime për 11 persona. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, në një…
Lajme
Sot rreth orës 18:00, Policia e Kosovës ka marrë njoftim për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Prilep të Deçanit.
Në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura, dhe sipas informacioneve zyrtare, situata ka rezultuar me lëndime për 11 persona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, në një prononcim për lajmi.net tha se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Prilep- Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti njëmbëdhjetë (11) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.”, tha ai.
Sipas mjekëve, personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë./lajmi.net/