Abdixhiku pas shortit: 113 është numri i bashkimit, ringritjes dhe Republikës që beson sërish

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas hedhjes së shortit, në të cilin partisë së tij i ka rënë numri 113. Abdixhiku ka thënë se ky numër është i bashkimit, ringritjes dhe i Republikës që beson sërish. “Ky është numri ynë. Numri i bashkimit. Numri i ringritjes. Numri i Republikës që beson sërish. Më…

Lajme

16/05/2026 11:59

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas hedhjes së shortit, në të cilin partisë së tij i ka rënë numri 113.

Abdixhiku ka thënë se ky numër është i bashkimit, ringritjes dhe i Republikës që beson sërish.

“Ky është numri ynë.

Numri i bashkimit.

Numri i ringritjes.

Numri i Republikës që beson sërish.

Më 7 qershor, me zemër, me besim, me LDK-në”, ka shkruar Abdixhiku.