PDK-së i caktohet numri 125 për zgjedhjet e 7 qershorit

Partia Demokratike e Kosovës do të paraqitet me numrin 125 në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 7 qershor 2026. Numri i subjektit politik u përcaktua gjatë procesit të hedhjes së shortit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku po vendoset renditja e partive në fletëvotim, raporton lajmi.net Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme…

Lajme

16/05/2026 11:22

Partia Demokratike e Kosovës do të paraqitet me numrin 125 në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 7 qershor 2026.

Numri i subjektit politik u përcaktua gjatë procesit të hedhjes së shortit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku po vendoset renditja e partive në fletëvotim, raporton lajmi.net

Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme erdhi pas dështimit të Kuvendit për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë.

Me kalimin e afatit më 28 prill 2026 dhe mungesën e pajtimit mes forcave politike, Kuvendi i Kosovës u shpërnda automatikisht, duke hapur rrugën për zgjedhjet e reja./Lajmi.net/