“Ka vështirësi në të ecur, mundim e të vjellura”: Drejtori i Spitalit jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit

Gjatë ditës së sotme Zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani është sulmuar fizikisht nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Drejtori i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Gëzim Berisha tha se Hysni Mehani ndalet deri nesër në spital, sepse do i bëhen ekzaminime. “Përveç lëndimeve më serioze në fytyrë, ka vështirësi në të ecur, mundim si në të…

Lajme

14/05/2026 17:08

Gjatë ditës së sotme Zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani është sulmuar fizikisht nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Gëzim Berisha tha se Hysni Mehani ndalet deri nesër në spital, sepse do i bëhen ekzaminime.

“Përveç lëndimeve më serioze në fytyrë, ka vështirësi në të ecur, mundim si në të vjellur, neurologu do e përcjell deri nesër.”, tha Berisha për “Mitropol”.