KQZ anulon tenderin për shtypjen e fletëvotimeve, nuk ofertoi asnjë kompani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar tenderin për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit. Arsyeja e anulimit të tenderit, sipas njoftimit të publikuar në platformën e-Prokurorimi, është mospranimi i asnjë oferte. “Nuk kemi pranuar asnjë ofertë”, thuhet në njoftim. Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ishte…

Lajme

13/05/2026 12:49

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar tenderin për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit.

Arsyeja e anulimit të tenderit, sipas njoftimit të publikuar në platformën e-Prokurorimi, është mospranimi i asnjë oferte.

“Nuk kemi pranuar asnjë ofertë”, thuhet në njoftim.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ishte 284 mijë e 506 euro dhe ishte planifikuar të jepet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës, , shkruan reporteri.

Afati për dorëzim të ofertave ka qenë dje.