Ademi në kremtimin e 250-vjetorit të SHBA-së: Amerika mbetet aleate e pazëvendësueshme e Kosovës

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së SHBA-së. Ai ka thënë se në këtë event, ishte i shoqëruar nga nënkryetari Bakir Burri, anëtari i KE të FFK-së, Samir Ujkani, trajneri…

Sport

30/06/2026 21:45

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së SHBA-së.

Ai ka thënë se në këtë event, ishte i shoqëruar nga nënkryetari Bakir Burri, anëtari i KE të FFK-së, Samir Ujkani, trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një miqësi të veçantë dhe një partneritet të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, besim dhe mbështetje të vazhdueshme. Për ne, SHBA-ja mbetet një aleate e pazëvendësueshme dhe një mike e madhe e popullit të Kosovës. Sporti, e veçanërisht futbolli, mbetet një urë që afron njerëzit dhe forcon edhe më tej këto lidhje”, ka shkruar ai.

Ademi ka thënë se është simbolike që këtë përvjetor jubilar, Amerika po e shënon në një periudhë kur është në qendër të vëmendjes së botës si njëra nga nikoqiret e Kupës së Botës 2026, një ngjarje që dëshmon edhe një herë fuqinë e futbollit për të bashkuar kombe, kultura dhe miliona tifozë anembanë globit.

“Urime Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë përvjetor të rëndësishëm. Mirënjohje për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë Ambasadës Amerikane dhe, mbi të gjitha, falënderime popullit amerikanë për mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë Kosovës ndër dekada”, ka shtuar Ademi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: