Muriqi pas barazimit kundër Villarrealit: Prisja më shumë, çdo pikë ka vlerë të madhe

Vedat Muriqi ia siguroi një tjetër pikë Mallorcas në garën e fortë për mbijetesë në elitën spanjolle të futbollit. Muriqi e shënoi të dielën golin e 22-të në La Liga në këtë edicion, dhe në fund të ndeshjes që përfundoi 1:1, e fitoi epitetin e lojtarit më të mirë të këtij ballafaqimi. Shtatlarti i Kosovës…

Sport

10/05/2026 16:47

Vedat Muriqi ia siguroi një tjetër pikë Mallorcas në garën e fortë për mbijetesë në elitën spanjolle të futbollit.

Muriqi e shënoi të dielën golin e 22-të në La Liga në këtë edicion, dhe në fund të ndeshjes që përfundoi 1:1, e fitoi epitetin e lojtarit më të mirë të këtij ballafaqimi.

Shtatlarti i Kosovës ka thënë pas ndeshjes se ka pritur fitore ndaj Villarrealit, por ka shtuar se çdo pikë e fituar në këtë fazë të kampionatit, ka vlerë të madhe.

“Më duket sikur një mundësi e humbur pasi jemi në fazën e fundit të sezonit. Edhe pse ishte Villarreali, prisja më shumë, por nëse nuk mund të fitosh, nuk duhet të humbësh. Çdo pikë ka vlerë të madhe”, ka theksuar fillimisht Muriqi.

Muriqi më pas ka folur edhe për temperaturat e larta në ishull, e që luajtën rol po ashtu në paraqitje. Ai ka folur edhe për gjasat edhe Mallorcas për mbetje në La Liga.

“Ishte shumë nxehtë dhe fusha ishte shumë e thatë, këmbët po më digjen. Tani duhet të pushoj dhe të ushqehem mirë. Kemi përkrahje gjithmonë, por shpresoj që t’i marrim dy fitore në udhëtim dhe të qëndrojmë në ligë për vitin tjetër”, është shprehur Muriqi.

Mallorca më 13 maj luan në udhëtim te Getafe, ndërsa më 17 maj luan ndaj Levantes, po ashtu në udhëtim.

Në xhiron e fundit të kampionatit e pret Real Oviedon, më 24 maj.