Bedri Hamza prezanton Shemsi Jasharin si kandidat të ri të PDK-së për deputet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Shemsi Jashari i është bashkuar PDK-së dhe do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Përmes një postimi publik, Hamza e ka cilësuar Jasharin si “një nga zërat më aktivë të shoqërisë civile”, duke vlerësuar angazhimin e tij ndër vite…

Lajme

09/05/2026 11:46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Shemsi Jashari i është bashkuar PDK-së dhe do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Përmes një postimi publik, Hamza e ka cilësuar Jasharin si “një nga zërat më aktivë të shoqërisë civile”, duke vlerësuar angazhimin e tij ndër vite në mbrojtje të interesit qytetar, transparencës dhe drejtësisë.

Sipas Hamzës, Shemsi Jashari ka një përvojë të gjatë në shërbim të vendit, si ish-ushtar i UÇK-së, pjesë e Policisë së Kosovës dhe administratës shtetërore, ndërsa më pas edhe si aktivist i shoqërisë civile dhe komentues i çështjeve publike.

“Me integritetin dhe angazhimin e tij publik ndër vite, ai i bën nder listës sonë dhe përfaqësimit që i duhet Kosovës”, ka shkruar Hamza.

Në fund të postimit, kreu i PDK-së i ka uruar mirëseardhje Jasharit në partinë që ai drejton.