Muharremi kritikon ashpër VV-në: Pa asnjë simbol të Kosovës në mbledhjen e partisë – Turp të keni, asnjë votë s’e meritoni
Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizja Vetëvendosje, duke kritikuar mungesën e flamurit të Kosovës gjatë zhvillimit të forumit partiak. Përmes një postimi publik, Muharremi ka thënë se është e papranueshme që një parti që garon në zgjedhjet e Kosovës dhe ushtron pushtet në institucionet e shtetit të…
Lajme
Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizja Vetëvendosje, duke kritikuar mungesën e flamurit të Kosovës gjatë zhvillimit të forumit partiak.
Përmes një postimi publik, Muharremi ka thënë se është e papranueshme që një parti që garon në zgjedhjet e Kosovës dhe ushtron pushtet në institucionet e shtetit të mos e vendosë simbolin shtetëror në aktivitetet e saj zyrtare.
“Shih ti, i zhvillojnë forumet më të larta të partisë pa asnjë flamur apo simbol 🇽🇰 të shtetit që i paguan e ku hanë bukë. Në cilin shtet po garoni në zgjedhje? Të cilit shtet po i gëzoni privilegje në institucione? Respektojeni shtetin dhe qytetarin e Kosovës, si vepër e parë themelore për me qenë në gjendje me bë diçka më shumë pastaj. Turp të keni! Asnjë votë s’e meritoni me këto sjellje”, ka shkruar Muharremi.