Kurti fort i ‘sigurtë’: LVV mund t’i afrohet 60 për qindëshit në zgjedhjet e qershorit
Kandidati i Lëvizja Vetëvendosje për kryeministër dhe njëherësh kryetari i partisë, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në mbledhjen e subjektit politik pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij. Gjatë fjalës së tij, Kurti është ndalur te rritja që, sipas tij, ka pasur LVV-ja nga zgjedhjet e shkurtit deri në dhjetor, duke thënë se një trend i…
Lajme
Kandidati i Lëvizja Vetëvendosje për kryeministër dhe njëherësh kryetari i partisë, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në mbledhjen e subjektit politik pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij.
Gjatë fjalës së tij, Kurti është ndalur te rritja që, sipas tij, ka pasur LVV-ja nga zgjedhjet e shkurtit deri në dhjetor, duke thënë se një trend i ngjashëm mund ta çojë partinë deri në 60 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit, raporton lajmi.net
“Shkurt-dhjetor u rritëm prej 10 %, nëse rritemi kaq deri në qershor, do të mund t’i prekim edhe 60 %. Nëse punojmë ashtu siç dimë, me sinqeritet, kjo është e mundur. Sa herë po na bllokojnë, ne po rritemi e ata po marrin përgjigje nga populli”, ka thënë Kurti.
Ai deklaroi gjithashtu se vendi nuk kishte nevojë për zgjedhje të reja kaq shpejt, ndërsa akuzoi opozitën se po vepron e udhëhequr nga “dikush nga prapavija”.
“Në s’kishim nevojë për zgjedhje të reja kaq shpejt. Duket se një strateg që drejton nga hija veprimet opozitare, mendon që zgjedhjet janë të domosdoshme. Kjo po ndodh meqë përballë nesh ka një opozitë që e ka kuptuar se s’mund ta mposhtë popullin, prandaj po e bllokojnë shtetin”, ka deklaruar ai.
Në fund, Kurti iu referua edhe poezisë “Qiririt” të Naim Frashëri, duke theksuar se forca e LVV-së buron nga besimi se pushteti duhet t’i shërbejë qytetarëve.
“Drita e VV’së buron nga e vërteta e thjeshtë, se ne nuk i takojmë pushtetit, por pushteti i takon popullit.”, ka thënë tutje Kurti./Lajmi.net/