Mustafa mohon përçarjet në LDK me Përparim Ramën: Prishtinën e kemi fituar dhe po e qeverisim së bashku

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka mohuar se ekzistojnë përplasje apo pakënaqësi mes LDK-së dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas zhvillimeve të fundit rreth koalicioneve në kryeqytet. Në “Përballje Podcast”, Mustafa tha se LDK-ja dhe Rama kanë fituar së bashku Prishtinën dhe vazhdojnë ta qeverisin bashkë, ndërsa vendimet për koalicionet komunale…

Lajme

09/05/2026 11:30

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka mohuar se ekzistojnë përplasje apo pakënaqësi mes LDK-së dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas zhvillimeve të fundit rreth koalicioneve në kryeqytet.

Në “Përballje Podcast”, Mustafa tha se LDK-ja dhe Rama kanë fituar së bashku Prishtinën dhe vazhdojnë ta qeverisin bashkë, ndërsa vendimet për koalicionet komunale i takojnë vetë kryetarit të komunës.

“LDK-ja së bashku me Përparim Ramën e kemi fitu Prishtinën edhe para katër vjetëve edhe tash në vitin e kalum… është një ekip i përbashkët”, deklaroi Mustafa.