Pas Aida Dërgutit, PDK raportohet se do ta rikthej në listën e kandidatëve edhe Komandant Remin
Partia Demokratike e Kosovës po bën lëvizje në prapavijë për zgjedhjet e 7 qershorit. Përveç Listës për Familjen, me të cilët pritet të ketë përsëri bashkëpunim, PDK po afron në listën e saj edhe figura individuale të njohura, transmeton lajmi.net. Gjatë ditës së djeshme, PDK zyrtarizoi aderimin e ish-deputetës së VV-së dhe analistes së njohur,…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës po bën lëvizje në prapavijë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Përveç Listës për Familjen, me të cilët pritet të ketë përsëri bashkëpunim, PDK po afron në listën e saj edhe figura individuale të njohura, transmeton lajmi.net.
Gjatë ditës së djeshme, PDK zyrtarizoi aderimin e ish-deputetës së VV-së dhe analistes së njohur, Aida Dërguti. Ajo do të jetë pjesë e listës së Partisë Demokratike.
Por, ky nuk pritet të jetë emri i fundit befasi në listën e PDK-së.
Siç raporton indeksonline, ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa i njohur me pseudonimin “Remi”, do të rikthehet në listën e PDK-së.
Lajmi.net ka tentuar të kontaktoj me Mustafën për ta pyetur në lidhje me këto raportime, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk kemi marrë përgjigje.
Komandant Remi dhe PDK besohet se e kanë përmbyllur me sukses marrëveshjen. Mustafa ka qenë deputet i PDK-së për dy legjislatura në të kaluarën.
Përveç Dërgutit dhe Mustafës, në ditët në vijim, subjekti Nisma Socialdemokrate në krye me Fatmir Limajn mund të “shkrihen” në PDK.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj është shprehur i gatshëm për të biseduar me Bedri Hamzën që subjekti i tij të “shkrihet” krejtësisht në Partinë Demokratike. /lajmi.net/