Lladrovci: Përvojën e Ushtruesit të detyrës nuk do ta përsëris
Pasi u larguar nga drejtimi i PDK-së në Drenas, Petrit Hajdari, ka ardhur një reagim nga Ramiz Lladrovci. Lladrovci ka potencuar se ‘Përvojën e Ushtruesit të detyrës nuk do ta përsëris’. “Në rrethanën e krijuar lidhur me degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, pas dorëheqjes së kryetarit të emëruar Ushtrues detyre, kam pranuar…
Lajme
Pasi u larguar nga drejtimi i PDK-së në Drenas, Petrit Hajdari, ka ardhur një reagim nga Ramiz Lladrovci.
Lladrovci ka potencuar se ‘Përvojën e Ushtruesit të detyrës nuk do ta përsëris’.
“Në rrethanën e krijuar lidhur me degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, pas dorëheqjes së kryetarit të emëruar Ushtrues detyre, kam pranuar shumë mesazhe përkrahëse nga qytetarët, anëtarësia si dhe pyetje nga mediat se a po kthehem kryetar i Degës.Nuk pretendoj të bëhem sërish ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas e as të jem i emëruar me vendim nga Kryetari, deri sa është në veprim vendimi i vitit 2025, i cili autorizon Kryesinë të bëj votime për kandidaturat e kryetarëve të komunës. Ky vendim e lëndon meritokracinë, kontinuitetin dhe arritjet e Degës me anëtarësinë besnike” shkruan Lladrovci.
Reagimi i plotë: