A do të jetë në listën për deputetë? – Veliu: Duhet t’i pyetni shefat e partisë, siç po i thërrasin të tjerët në parti, po thonë ‘po e bashkojmë të djathtën’
Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjës Demokratike të Kosovës dhe diskutimet për bashkimin e së djathtës politike. Në një prononcim, ai e ka lënë të hapur mundësinë e futjes në garën e zgjedhjeve të 7 qershorit, por sipas tij, krerët e partisë duhet të marrin iniciativën. “Duhet t’i pyetni…
Lajme
Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjës Demokratike të Kosovës dhe diskutimet për bashkimin e së djathtës politike.
Në një prononcim, ai e ka lënë të hapur mundësinë e futjes në garën e zgjedhjeve të 7 qershorit, por sipas tij, krerët e partisë duhet të marrin iniciativën.
“Duhet t’i pyetni shefat e partisë. Ata i pyesni. Siç po i thërrasin të tjerët në parti, po thoni ‘po e bashkojmë të djathtën’”, deklaroi Veliu.
Ai theksoi se vazhdon të jetë pjesë e LDK-së, duke mohuar mundësinë e largimit nga partia.
“Në LDK jam, s’kam ku shkoj. Kam ku shkoj boll, por nuk dua të shkoj, ky është problemi. Unë jam LDK, jam i djathtë”, u shpreh ai për indeksonline.
Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur për të shtunën mbledhjen e këshillit të përgjithshëm, gjatë së cilës pritet të nominohet kandidati për kryeministër.
Në këtë mbledhje do të bëhet edhe hartimi i listës së kandidatëve për deputetë, ndërsa pritet të shqyrtohet edhe bashkëpunimi me Vjosa Osmani.
Mbledhja e këshillit të përgjithshëm të LDK-së do të mbahet nesër nga ora 12:00.