Ka oferta nga partitë për të kandiduar për deputet – Avokati Koci tregon nëse do të bëhet pjesë e ndonjë partie

Avokati i njohur, Arianit Koci ka oferta për të qenë pjesë e listës zgjedhore. Por këtë nuk do ta bëjë, ngase sipas tij më shumë ka gjasa me qenë “kundër të gjithëve”, se me qenë me ndonjë parti. “Nuk hy në politikë nëse nuk e shoh mundësinë që, për çështjet më të rëndësishme për kombin…

Lajme

08/05/2026 09:57

Avokati i njohur, Arianit Koci ka oferta për të qenë pjesë e listës zgjedhore.

Por këtë nuk do ta bëjë, ngase sipas tij më shumë ka gjasa me qenë “kundër të gjithëve”, se me qenë me ndonjë parti.

“Nuk hy në politikë nëse nuk e shoh mundësinë që, për çështjet më të rëndësishme për kombin dhe shtetin, partitë politike me u ulë bashkë.
Kjo klimë politike ku secili është kundër secilit, ku bashkëpunimi shihet si dobësi, nuk po më pëlqen.
Prandaj, për momentin, më shumë ka gjasa me qenë “kundër të gjithëve”, se me qenë me ndonjë parti.
Kritikoj kudo që shoh parregullsi. Por nuk e urrej askënd. Mbi të gjitha, fjalën e mbaj dhe nuk e tradhtoj kurrë parimin apo njeriun.
Për më tepër, as nuk punoj sipas agjendave të kujtdoqoftë, e as kundër parimeve të mija.
Oferta po marr vazhdimisht me u ndërlidh në politikë. Faleminderit për respektin!
Por, këtë hap eventual e bëj kur e vlerësoj se është koha dhe kur mendoj se vërtet mundem me ndiku për mire”, shkruan Koci në reagim.