Nënkryetari i Mitrovicës së Jugut ofendon rëndë Burim Metën: E shkurtoi mbiemrin, Kuvendin mund ta shikoj ndoshta nga Klinika e Psikiatrisë
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Enis Osmani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Burim Metës, i cili e akuzoj Faton Peci, për keqperdorim të mjeteve të partisë Guxo. Sipas Osmanit, Meta, i cili dikur kishte kërkuar mbështetje për t’u përfshirë në listën zgjedhore të partisë nga kryetari Faton Peci, tashmë po…
Lajme
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Enis Osmani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Burim Metës, i cili e akuzoj Faton Peci, për keqperdorim të mjeteve të partisë Guxo.
Sipas Osmanit, Meta, i cili dikur kishte kërkuar mbështetje për t’u përfshirë në listën zgjedhore të partisë nga kryetari Faton Peci, tashmë po shpërndan deklarata të pavërteta pasi nuk arriti të realizojë ambiciet e tij politike.
Postimit të Osmanit:
Burim Karameta, që e shkurtoi mbiemrin, bashkë me mbiemrin iu shkurtua edhe karriera politike; tashmë kuvendin mund ta shikojë vetëm nga ekrani i TV-së, ndoshta nga Klinika e Psikiatrisë.
I mësuar me servilizëm, si në kohën kur i përgjërohej kryetarit të partisë, Faton Pecit, që ta përfshinte në listën zgjedhore, tani mundohet sërish të marrë vëmendje duke shpërndarë deklarata të pavërteta. I mbushur me mllef personal, ai sulmon vetëm pse nuk iu realizua kurrë ambicia për të marrë postin e ministrit.
Disa njerëz karrierën e ndërtojnë me punë, vizion dhe mbështetje qytetare. Të tjerët mbesin peng të servilizmit dhe ndryshojnë qëndrime sa herë që interesat e tyre personale, kërkesat për favore, anëtarësime në borde apo përfitime të tjera nuk u realizohen. nenkrytari enis osmani.